“Ata gënjejnë nuk janë fëmijët e mi”/ I braktisi në jetimore, nëna refuzon t’i takojë: Nuk e di si është bërë kjo punë

0
273

Në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ dje tek ‘E diela shqiptare’ u transmetua historia e një motre e vëllai që shpresonin të gjenin nënën e tyre që i kishte braktisur në jetimore.

Gazetari i programit ka shkuar ta takojë zonjën Ismete, por ajo gjatë intervistës refuzon të ketë djalë tjetër përveç Fatjonit që e ka rritur. Ajo shprehet se Arbenin nuk e ka djalë, ndërkohë që gjatë rrëfimit, Arbeni ka treguar se kur ishte fëmijë, zonja Ismete ka shkuar disa herë ta takojë tek shtëpia e fëmijës, dhe më pas kur mbushi 18 vjeç, ai shkoi dhe e takoi pasi kishte fituar rrogën e parë. Që nga ajo ditë Arbeni nuk u takua më kurrë me të ëmën. Zonja Ismete refuzon që të ketë edhe një vajzë me emrin Dallëndyshe.

Gazetari: Po Dallëndyshen?

Ismetja: Dallëndyshja ka qenë një femër e bukur, e mirë, por kemi lindur bashkë, po kemi lindu bashkë a nuk e di si është bërë ajo punë që e kanë ngatërruar. A e ka lindur ajo a nuk e di, ka shumë vjet.

Gazetari: Nuk është vajza jote Dallëndyshja?

Ismetja: Jo, ku kam vajzë unë e shkreta.

Gazetari: Po kjo Dallëndyshja të ka ardhur?

Ismetja: Jo, s’më ka ardhur. S’di ku iku Dallëndyshja apo çfarë bëri.

Gazetari: Dallëndyshja ka pretenduar se është vajza jote.

Ismetja: Jo në asnjë mënyrë, s’kam vajzë se të kisha vajzë ku me e marr të më bënte hyzmet, ku me e marr. S’kam vajzë, gënjejnë ato që thonë.

Mirela: Nuk jam e bindur se mund të ketë humbur kujtesën.

Arbeni: Po më bën hasha mua që kam folur gojarisht me të, habitem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here