Video shokuese/ Mësuesi dhunon në mënyrë barbare nxënësin në klasë se refuzoi të vendoste maskën

0
307

Pamjet shokuese të një mësuesi i cili rreh me shpulla dhe kap për flokësh një nxënës pse refuzoi të vendosë maskën po indinjojnë rrjetin.

Videoja është filmuar nga një tjetër nxënës në klasë. Ngjarja është regjistruar në sot në mëngjes në institutin artistik të Teggiano, një provincë në Salerno.

“Gabon ti e gaboj dhe unë” dëgjohet të thotë profesori teksa qëllon me shpullë nxënësin 15 vjeçar të ulur në bankë.

Mësohet se nxënësi kishte protestuar se nuk donte të vendoste maskën dhe kishte filluar të debatonte me profesorin. Nxënësi ka mbrojtur idenë se maska nuk është e domosdoshme nëse ruhet distanca me shokët. Kjo mesa duket ka nxehur profesorin i cili ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj