Spanja e Portugalia bëhen “një”, gati për të organizuar Botërorin

0
274

Zhvillohet një dekadë më pas, por gara ka nisur që tani. Botërori është eventi më i madh futbollistik në glob dhe shumë vende e lakmojnë, pasi shërben si një reklamë e madhe në të gjithë globin edhe në fusha të tjera përvec futbollit. Sot është zyrtarizuar edhe një tjetër kandidaturë për të zhvilluar Botërorin 2030.

Spanja dhe Portugalia kanë vendosur të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të organizuar Botërorin e një dekade më pas. Të dy vendet prej vitesh kanë investuar në infrastrukturë dhe deri pas 10 vitesh do të kenë ndërtuar të gjithë stadiumet e nevojshme. Real Madrid e Barcelona janë në prag të nisjes së punimeve për të rinovuar stadiumet e tyre, teksa Benfika e Porto kanë stadiume mjaft moderne.

Spanja dhe Portugalia do të sfidojnë vende si Argjentina, Kili e Paraguaj. Vendimi për organizimin e këtij Botërori do të merret në vitin 2024. Botërori i radhës do të zhvillohet në Katar në vitin 2022, ndërsa në vitin 2026 do të organizohet në SHBA e Meksikë.

“Kjo marrëveshje tregon edhe një herë bashkëpunimin e mirë mes federatave tona, por edhe të shteteve gjithashtu. Futbolli, sporti është një trampolinë shumë e mirë për të kaluar këtë moment të vështirë. Nuk mund të gjejmë një partner më të mirë se Portugalia dhe besoj se gjithçka do të shkojë mirë”, u shpreh Luis Rubiales, presidenti i Federatës spanjolle.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here