Kuvendi rrëzon dekretet e Metës

0
301

Mazhoranca ka rrëzuar në Kuvend dekretet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta për një sërë ligjesh të kthyera për rishqyrtim.

Me shumicë votash edhe nga radhët e opozitës parlamentare, socialistët rrëzuan dekretet, për pasojë duke lënë në fuqi ligjet që kanë miratuar më herët.

Kështu, është rrëzua me 83 vota kundër, dekreti “Për shtetësinë”, ndërsa me 32 vota është rrëzuar dekretimi për ligjin e pronave, i rikthyer në Kuvend për shqyrtim.

Gjithashtu, socialistët bashkë me votat e deputetëve opozitarë kanë rrëzuar me 84 vota dekretin e Presidentit që kthente mbrapsht nismën ligjore për ndarjen e vendit në katër rajone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here