Balla: Opozita jashtëparlamentare ka afat deri të hënën për…

0
285

Opozita jashtë parlamentare ka afat deri të hënën për të bërë propozimet e saj për listat. Kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ai shtoi se socialistët nuk kanë shpikur ndonjë sistem për listat e deputetëve dhe se ky sistem është marrë nga disa prej vendeve evropiane.

Pjesë nga fjala e Ballës në Parlament:

Jemi duke diskutuar për një rezolutë shumë të rëndësishme. Teksa një deputet i Kuvendit të Shqipërisë kishte bllokuar foltoren e Kuvendit për fat të mirë po ndiqja një konferencë me kolegët evropian dhe për fat të mirë Shqipërinë më shumë e duan ata se sa një pjesë e politikës shqiptare.

Gjithë mendojnë që Shqipëria bashkë me Maqedoninë e Veriut, Komiteti Ministror duan ta marrim datën në dhjetor. Pa dyshim brenda Parlamentit Evropian ka persona të ekstremit të djathtë që nuk janë dakord me këtë. Ata nuk kanë asgjë me ne. Teksa atje kishte këtë frikë zgjerimi, kryetarja jonë e Këshillit të Integrimit nuk foli për integrimin fare. Ishte fjala më e dobët që kishte mbajtur në këtë Kuvend. Në historinë e këtij Kuvendi mund të bëjmë sherre sa herë të doni. Kjo rezolutë do të përkthehet në të gjitha gjuhën e vendeve anëtare. I kërkoj Kryetarit të Kuvendit t’ua dërgojë të gjitha parlamenteve të vendeve anëtare.

Tha një deputet këtu që keni 7 vite që keni hapur negociatat. I kujtoj që vjen nga një fushë që nuk ka lidhje. I gjithë procesi i stabilizim-acosimit është kryer nga qeveritë socialiste. Njëri është Pandeli Majko dhe pastaj kryeministri Nano që pothuajse e mbylli marrëveshjen. Nga ai moment, Shqipëria nuk bëri më asnjë hap tjetër. Aplikuam për vend kandidat në prill 2009, dhe mbetëm në klasë për vite me radhë derisa në qershor të vitit 2014 kemi marrë statusin e vendit kandidat.

Lulzim Basha, Ilir Meta janë bashkë kundër reformës në drejtësi, ndërsa ju dalloni. Këtë e kam thënë se nuk më është dashur kurrë të diskutoj me grupet parlamentare të opozitës kur bëhej fjalë për ligje për reformën në drejtësi. A thua do ta di populli shqiptar si do vish ti apo si do vij unë në Parlament. Lërëni llogaritë matematike. Populli bën gabime? Kurrë! Nëse populli i Qarkut të Elbasanit do më japë zero vota, do vij unë në Parlament?

Mirëkuptoj zt.Murrizi. Bujrum sillni propozimet për çështjen e pragut. Sa i përket sistemit? Mos dini gjë që kemi shpikur ndonjë sistem Kaç Islami?! Kemi marrë modelet më të mira të Evropës. Sa kohë që flas unë, ti zhurma atje pusho. Danimarka mos është gjë vend diktatorial? Në Kroaci, pragu është 5%, ndërsa ne e kemi propozuar 3%. Ata jashtë duhet ta dinë që ligjet votohen në sallën këtu. Të sjellin propozimet deri ditën e hënë në mëngjes.

E fundit, rezoluta është e rëndësishme. Plani është i detajuar. Ne e kemi miratuar 5 qershorin. Pa dyshim ka pasur një reflektim për plotësimin e vendeve në Gjykatën e Lartë. Kuvendi ecën shumë shpejt me procedurat për Gjykatën Kushtetuese. I bëj thirrje çdo juristi shqiptar të aplikojë deri më datë 10 tetor. Duhet të kuptojnë që nuk mund të tallen më me këtë proces.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here