U shpallën të pabanueshme nga tërmeti/ IKMT prish 12 pallate në Valias: Do t’i hapet rrugë…

0
221

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në Valias, ku do të prishen 12 ish pallate banimi.

Sipas IKMT ndërtesat janë shpallur të pabanueshme dhe të rrezikshme për banorët, pas tërmetit të 26 nëntorit vitin e kaluar.

Janë 5 pallate 2 katësh, 6 pallate 3 katësh dhe një pallat 4 katësh që do të prishen nga IKMT, për t’i hapur rrugë ndërtimit të objekteve të reja për banorët.

Pak ditë më parë, IKMT prishi me shpërthim të kontrolluar strukturën e brendshme të një pallati 12-katësh në Durrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here