Elbasani ‘nuk gjen qetësi’, transferohet shefi i hetimit të vrasjeve

0
347

Ngjarjet e fundit në qytetin e Elbasanit kanë bërë që drejtuesit të ndryshojnë. Mësohet se në sektorin e Hetimit të vrasjeve, shefi aktual Leonard Palushi është dërguar në Lezhë, ndërsa ende nuk dihet se kush do zërë vendin e tij. 

Në rang oficerësh, thuhet se këtij sektori i është shtuar Erion Ismaili. Ai ka mbajtur më parë postin e shefit të komisariatit në Krujë.

Prej ditësh Elbasani është futur në shtetrrethim. Policia ka ngritur pika kontrolli të shumta për të kapur persona të njohur në botën e krimit.

Ngjarjet që kanë tronditur opinionin publik ditët e fundit janë vrasja e Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt. 

Dyshohet se porositësi i vrasjeve është Erion Alibej, i dyshuar gjithashtu si porositësi i vrasjes së Bujar Çelës i cili u vra teksa qëndronte në një lokal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here