Ligji për Presidentin, Meta: Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të mos i shkojë në mendje se…

0
197

Kreu i shtetit Ilir Meta në komunikimin e përjavshëm për mediat foli dhe për ligjin organik të Presidentit që së shpejti do të trajtohet në komisionin e ligjeve.

Ai i ka dërguar dhe një mesazh të prerë mazhorancës se asnjë i marrosur apo i sëmurë mendor nuk mund ta frikësojë.

“Se çfarë bën mazhoranca, është zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm Kushtetutën. Dhe i përshtatet dhe do i përshtatet çdo situatë në mbrojtje të Kushtetutës. Thelbi i saj është pluralizmi politik dhe zgjedhjet e lira e të ndershme. Asnjë i sëmurë mendor, apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk duhet t’i shkojë mendja se Presidenti i këtij vendi mund të frikësohet, intimidohet, dhe dekurajohet të përmbushë misionin historik. Nëse këtij parlamenti nuk i mjaftojnë gjithë ato rekorde negative në këto 30 vite. Kam dyshime se do mbetet si parlamenti i 1 prillit”- tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here