Hoxha nxjerr detajet e super operacionit nga SPAK/ Kush është “bosi” shqiptar i kokainës që u arrestua në Dubai

0
241

Operacioni i madh në Vlorë i nisur me kërkesë nga SPAK në koordinim me disa shtete ku ishte i shtrirë trafiku i drogës që vinte nga Ekuadori dhe trafikohej në Shqipëri, Itali, Spanjë, Holandë dhe Dubai ka zënë hapësirë dhe në mediat italiane.

Gazetari, Artan Hoxha, ka zbardhur emrin e një prej personave të arrestuar në Dubai nga operacioni ndërkombëtar i drogës i finalizuar në disa shtete.

Artan Hoxha raporton se në pranga është vënë Denis Matoshi i njohur ndryshe si Eldi Dizdari. Ai është një personazh i njohur i trafikut të kokainës dhe ka qenë i përfshirë edhe në vrasjen e ndodhur në Bllok dy vite më parë.

Denis Matoshi është bashkëshorti i “Miss Shqipëria 2005”, Suada Sherifit. Ajo e ka zbuluar vetë identitetin e partnerit në qershor të 2017-s me të cilën ka një vajzë.

Gazetari Hoxha raporton se që pas ngjarjes së Bllokut në tetor të vitit 2018 ai ishte zhvendosur në Dubai ku vazhdonte aktivitetin e trafikut të kokainës.

Matoshi dyshohet si i përfshirë edhe në ngarkesën prej 613 kg kokainë të kapur në Maminas në kompaninë e Arbi Garden.

Operacioni ndërkombëtar i finalizuar gjatë orëve të fundit është shtrirë në Shqipëri, Itali, Spanjë, Holandë dhe Dubai, ndërsa sipas mediave italiane trafiku i drogës drejtohej nga shqiptarët.Gjatë aksionit janë sekuestruar miliona euro dhe tonelata me kokainë që vinte nga Ekuadori dhe trafikohej në shtetin e Europës. Në pranga janë vënë tre persona në Vlorë, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupit të Dritan Rexhepit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave në një burg të Ekuadorit. 

Hoxha nxjerr detajet e super operacionit nga SPAK, kush është
Hoxha nxjerr detajet e super operacionit nga SPAK, kush është
Hoxha nxjerr detajet e super operacionit nga SPAK, kush është

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here