Pas Shpëtim Idrizit në zyrën e Presidentit Meta për t’u konsultuar për datën e zgjedhjeve të 2021 ka shkruar nënkryetari i Partisë Republikane, Arian Madhi. Një lëvizje kjo e momentit të fundit pasi ishte konfirmuar që do të shkonte Fatmir Mediu në takimin e thirrur nga Meta.
Pas përfundimit të takimit në një prononcim për mediat Madhi u shpreh se i ka propozuar Presidentit 18 prillin si datën për zhvillimin e zgjedhjeve.
“Kërkova që të diskutohet 18 prilli si data më e afërt për zgjedhje në Shqipëri. Shqiptarët janë të ndërgjegjshëm dhe kërkojnë me këmbëngulje ndryshim. Partia jonë do të jetë pjesë e çdo tryeze politike”, tha mes të tjerash Madhi.