U hodh nga “Sanatoriumi”/ Viktima është vjehrri i ish-deputetit socialist

0
322

Mësohet se viktima i dha fund jetës mbrëmjen e sotme duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë është Hasan Mira, nga fshati Fullqet i Klosi.  65-vjeçari kishte dy ditë i shtruar në spitalin Covid-2 pasi ishte prekur nga koronavirusi.

65-vjeçari është vjehrri i deputetit socialist, Gjetan Gjetani. Ai nuk kishte sëmundje shoqëruese, por gjatë ditës së sotme ka shfaqur probleme psikologjike.

Ky është rasti i dytë që një pacient i prekur me koronavirus është vetëvrarë duke u hedhur nga spitali. Në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.

Dyshohet se edhe një pacient i tretë ka tentuar të hidhet nga lartësia po në të njëjtin spital por është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here