Një muaj pas shpërthimit/ Një tjetër zbulim tronditës në portin e Beirut-it

0
236

Një muaj pas shpërthimit katastrofik që i mori jetën më shumë se 190 personave dhe plagosi mijëra të tjerë, ushtria libaneze ka zbuluar një tjetër depo me mbi 4 ton nitrat amoniumi. Sasia e konsiderueshme e lëndës kimike u gjet në një depo pa kushtet e duhura të sigurisë në portin e Beirutit, por u hoq me shpejtësi nga forcat ushtarake. Në një deklaratë ditën e sotme, ushtria tha se ekspertët u thirrën për një inspektim dhe gjetën kimikatin e rrezikshëm në katër kontejnerë të ruajtur pranë portit.

Nuk ka detaje mbi origjinën e kimikatit ose pronarin e tij. Zbulimi vjen thuajse një muaj pasi gati 3,000 ton nitrat amoniumi i ruajtur në portin e Bejrutit për gjashtë vjet, shpërtheu duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here