Mbas largimit nga familja mbretërore, Megan dhe Harry nënshkruajnë marrëveshjen me NETFLIX

0
58

Historia e dashurisë së Megan dhe Harry, lidershipi i tyre, pjesëmarrja e tyre në nisma të ndryshme sociale dhe në mbrojtje të të drejtave të njeriut ka frymëzuar miliona njerëz në të gjithë botën.

Të gjitha këto dhe reagimi që kanë marr nga dashamirësit dhe njerëzit e thjeshtë anë e kënd botës i kanë bindur ata të nënshkruajnë një marrëveshje disavjeçare me platformën ‘Netflix’ për të prodhuar emisione, dokumentarë dhe programe për ta me natyrë motivuese.

Sipas një deklarate të publikuar të mërkurën, Megan dhe Harry kanë në plan të fokusohen në disa histori nga jeta e tyre, por edhe në të tjera çështje dhe kauza sociale që i kanë përzemër.

“Jetët tona, e secilit në mënyrë të pavarur, por edhe në çift, na kanë bërë të kuptojmë fuqinë e shpirtit njerëzor: kurajën, rezistencën dhe nevojën për të qenë të lidhur”, – thuhet ndër të tjera në deklaratën e çiftit. “Përmes punës sonë, me komunitete të ndryshme dhe në mjediset e tyre, për të ndezur një dritë mbi njerëzit dhe kauzat në të gjithë botën, fokusi ynë do të jetë krijimi i një përmbajtjeje  që informon, por edhe që jep shpresë. Si prindër të rinj, është e rëndësishme për ne të krijojmë programe frymëzuese familjare.” – citon deklarata.

Leave a Reply