Ibrahimoviç: Me numrin 21 nuk isha unë, ndjehesha pjesë e Milanit edhe kur luaja me skuadra të tjera

0
421

Zllatan Ibrahimoviç dhe Milani gjetën gjuhën e përbashkët pas disa javësh bisedime në lidhje me rinovimin e suedezit. Në fund, sulmuesi do të jetë pjesë e “Djallit” edhe për sezonin e ardhshëm teksa do të përfitojë plot shtatë milionë euro. Ndërkohë, 38-vjeçari është shprehur i lumtur për rinovimin, ndërsa së fundmi ka folur edhe për ndryshimin e numrit në fanellë, duke qenë se tashmë do rikthehet të veshë fanellën me numrin 11.

“Jam ndjerë gjithnjë pjesë e Milanit, edhe kur nuk isha këtu dhe luaja me skuadra të tjera. Kur erdha këtu për herë të parë, kam qeshur. Ishte diçka që nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ndihem në shtëpi dhe dua të fitoj ndonjë trofe. Kam zgjedhur këtë vit të mbaj numrin 11, sepse tifozët e Milanit më njohin kështu. Me numrin 21 nuk ndihesha Ibra i dikurshëm dhe kërkova t’i rikthehesha të kaluarës për t’u ndjerë si më parë.Kam ardhur këtu për tadërguar Milanin atje ku duhet, ku meriton të jetë.

Dua të falenderoj edhe shoqërinë për besimin, po ashtu edhe trajnerin. Bënë gjithçka që unë të mbetesha këtu. Në muajt e fundit kam treguar se mosha nuk ka rëndësi. Dua t’i kënaq tifozët duke luajtur me krenari dhe dinjitet sepse të veshësh fanellën e Milanit është një privilegj”, u shpreh Ibra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here