23 vite nga vdekja e Princeshë Dianës, flet zjarrfikësi që shkoi për ta shpëtuar: Ja ç’më tha pas aksidentit

0
232

Kur zjarrfikësi Xavier Gourmelon gjeti një grua bjonde që ishte ulur në sediljen e pasme të një makine të rrëzuar në një tunel në Paris më 31 gusht 1997, ai i tha asaj të qëndronte e qetë.

Ai nuk kishte idenë se kush ishte e aksidentuara, por nuk besonte se ajo kishte rrezik për jetën pasi e gjeti të vetëdijshme dhe me sytë hapur.

Fillimisht i dha pak oksigjen para se ta nxirrnin nga makina dhe i mbajti dorën për ta ngushëlluar. Gourmelon i tha asaj të qëndronte e qetë.

Diana pastaj u dëgjua të fliste: “Zot, çfarë ndodhi?”.

Ai pretendon se nuk kishte shenja gjaku mbi trupin e saj dhe, megjithëse mund të shihte një dëmtim të lehtë në shpatullën e saj të djathtë, nuk besonte se ishte diçka domethënëse.

Por vetëm pak çaste më vonë gjithçka ndryshoi në pak sekonda kur ajo pësoi një arrest kardiak.

“Për të qenë i sinqertë, unë mendova se ajo do të jetonte. Me sa e dija kur ishte në ambulancë ishte gjallë dhe unë prisja që ajo të jetonte. Më vonë mora vesh se ajo kishte vdekur në spital”.

“Mësova se kishte pasur hemorragji të brendshme, por e gjithë ngjarja është ende në mendjen time. Kujtimi i asaj nate do të qëndrojë me mua përgjithmonë”, tha zjarrëfikësi.

“Atëherë nuk e kisha idenë se ishte Princeshë Diana. Vetëm kur ajo ishte futur në ambulancë një nga ndihmësmjekët më tha se ishte ajo”,- përfundon ai rrëfimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here