Vrasja e “Flor Qorrit”, dëshmia e të vëllait: Një vajzë ia dha numrin e telefonit djalit të Qazim Sejdinit

    0
    411

    Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja më 30 korrik e Florian Lamçja nga miqtë e tij. Misto Baholli (Endri) ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen duke përmendur emrin e një vajze e cila i kishte rrëfyer se djali i Qazim Sejdinit i kishte kërkuar numrin e Florit dhe e kishte pyetur nëse kishte bërë mirë që ia kishte dhënë.

    “Mira Bebi më tha ‘i dhashë numrin e Florit, ishte Alion Sejdini, a bëra mirë’. Në atë moment vajta të njoftoj Florin te banesa e tij te Stacioni i Trenit, por e gjeta në gjumë dhe nuk munda që t’i thosha se i kishin kërkuar numrin,” ka rrëfyer Baholli. Lajmin se vëllai i tij ishte vrarë, Baholli tregon se e kishte marrë vesh nga një person i quajtur Endri Baku. Ka qenë ora 05:00 të mëngjesit, kur Baholli ka mësuar lajmin e trishtë, teksa tregon se me dhëndrin e Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari (autori) kishte kohë që nuk kishte pasur kontakte.

    Kur vajta te lokali, pashë shiritat e Policisë dhe në spital arrita ta shoh të vdekur vëllanë. Kishte goditje, prerje me thikë në krahë, kokë dhe këmbë. Flori kishte kohë që nuk kishte kontakte me Sokol Sanxhaktarin dhe nuk e di se përse erdhi t’i kërkonte numrin,”– ka vijuar ai në deklaratën e tij.

    Lidhur me vrasjen e Lamçes, Gjykata ka lënë në burg Sokol Sanxhaktarin, dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, dhe mikun e tij Adriano Hajdari. Po si ndodhi ngjarja? Ngjarja ndodhi në 30 korrik të këtij viti në orën 4 të mëngjesit. Sanxhaktari, Hajdari dhe Florian Lamçja ndodheshin në një lokal në zonën e Elbasanit duke konsumuar pije alkoolike dhe nargjile. Të dehur, pas debatit, Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari goditën duke lënë të vdekur shokun e tyre.

    Sipas vendimit të gjykatës, Florian Lamçja gjeti vdekjen si pasojë e goditjeve të shumta në kokë karrige me të cilin është qëlluar disa herë në kokë. Por veç dëmtimeve të shumta në fytyrë, kishte një të çarë me mjet prerës në parakrahun e dorës së djathtë.

    Dy të arrestuarit para grupit hetimor kanë deklaruar se ishin të dehur dhe nuk mbajnë mend çfarë ndodhi.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here