Zgjedhjet në Malin e Zi, Meta: Një mundësi e shkëlqyer për bashkëkombasit tanë

0
274

Kreu i shtetit Ilir Meta i është drejtuar bashkëkombasve të Malit të Zi për zgjedhjet e 30 gushtit, duke i quajtur një mundesi e shkelqyer për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.

MESAZHI I METES

Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën europiane të vendit të tyre.

Me këtë rast, shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse.

Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot.

Por pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën europiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here