Vrasja e dyfishtë në Maltë/ 25-vjeçari shqiptari lëvizte lirisht në qytet, mediat zbardhin detajet e reja

0
68

Shqiptari Daniel Muka u arrestua ditën e djeshme nga policia në Maltë pasi kishte ekzekutuar dy persona. 25 vjeçarit iu bë pritë nga policia mirëpo ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre deri në momentin që u arrestua nga forcat blu.

Sikur të mos mjaftonte vrasja e dy personave, Muka ishte i dyshuar dhe për grabitjen e një argjendarie dhe tentativës së vrasjes së dy policëve.

Media e njohur malteze “The Times of Malta” ka vënë në fokus të saj rastin e të riut shqiptar për të cilin shkruan se veprimet e tij tronditën vendin.

Muka lëvizte lirshëm në rrugët e Maltës pavarësisht krimeve që ka kryer.I riu 25 vjeçar ndodhej në liri me kusht për krimet e kryera, atë të dyshuarit se ka grabitur një argjendari dhe se ka dashur të vrasë dy oficerë policie. Një gjykatë më e ulët kishte thënë se Muka duhet burgosur, por Gjykata e Lartë në vend e kishte refuzuar të tillë kërkesë.

Detajet e lirimit me kusht të shqiptarit nuk bëhen me dije publikisht nga media malteze, pasi çështjet e gjykatave nuk jepen për publikun.

Leave a Reply