SPAK nis hetimet për tre inceneratorët në vend

0
277

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimin për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Siç raporton News24, hetimet po i zhvillon prokurori Dritan Prenci për shkelje të barazisë në tendera.

Mësohet se janë çuar shkresa në disa institucione, si QKB dhe do merret edhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pasi të mblidhet gjithë dokumentacioni, pritet që të nisë hetimi nga SPAK. Po ashtu mësohet se në fillim të shtatorit pritet që të merren në pyetje edhe personat e përfshirë.

Më herët edhe Nisma Thurje ka bërë një kallëzim për inceneratorin e Fierit, por mësohet se hetimi i SPAK do të shtrihet për të tre tenderat e inceneratorëve, pasi ngrihen dyshime se janë dhënë pa garë.

Tre inceneratorët në Tiranë, Elbasan dhe Fier kanë një vlerë 170 milion euro dhe kjo pritet të jetë një nga çështjet e nxehta që mund të përfshijë persona të njohur edhe nga politika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here