“Vaksina jonë është gati”, Vladimir Putin jep lajmin e mirë: Do i hapim rrugë të ardhmes pa COVID-19!

0
44

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se shkencëtarët rus kanë arritur të prodhojnë vaksinën kundër COVID-19.

Ai e krahason këtë arritje të shkencëtarëve të njëjtë me satelitin rus që shkoi i pari në hapësirë, ndërsa shprehet se tashmë Rusia do t’i garantojë botës një të ardhme pa COVID, izolim e maska.

“Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh. Shkencëtarët rus kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj. Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.

Pasi sateliti Sovjetik hapi rrugën për njerëzimin në hapësirë, tani vaksina ruse do t’i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska ​​dhe izolim shoqëror”, shkruan Putin.

Shtetet më të mëdha të botës po punojnë gjatë gjithë kësaj kohe për të prodhuar vaksinën që do t’i jepte fund COVID-it, ndërsa ka patur edhe teori konspirative që thonë se me anë të vaksinave njerëzve do t’u futet në trup një çip që do t’u kontrollojë jetën.

Leave a Reply