Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në një biznes në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një ambient në katin e parë të një pallati dhe ka thyer vitrinat.
Dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë bombola e gazit, e ndezur nga punonjësi i byrektores, i cili është dërguar menjëherë në spital.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.