“Jam në pritje që autoritetet e policisë të zbardhin të vërtetën e këtij akti dhuna”, goditet me mjete të forta për herë të dytë makina e analistit të njohur

0
312

Kjo është hera e dytë që makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja, dëmtohet. Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar gjatë ditëve të ndërrimit të viteve automjetin e Lubonjës.

makina e Lubonjës ishte parkuar në zonën e qendrës pranë banesës së tij.

Mësohet se ky automjet është goditur me mjete të forta, duke e dëmtuar rëndë, gjatë ditëve të ndërrimit të viteve, ndërkohë që Policia konfirmon se në datë 2 janar të vitit 2020, analisti ka bërë një kallëzim penal për këtë ngjarje të rëndë.

I pyetur nga Panorama.al, analisti Fatos Lubonja ka konfirmuar dhunimin e makinës së tij. Ai thekson se pret që autoritetet të zbardhin këtë ngjarje.

“ Po është e vërtet që makina ime është dhunuar. Për këtë ngjarje kam bërë kallëzim penal në prokurori dhe jam në pritje që autoritetet policisë të zbardhin të vërtetën e këtij akti dhune”, thekson Lubonja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here