Pas deklaratës së Bes Kallakut në emisionin “Shiko kush Luan” për Ermal Mamaqin ka nisur një sherr mes tyre.
“Ermali bën biznes, unë bëj komedi”, ishte deklarata që nxiti këtë debat.
Ermali reagoi mbrëmjen e djeshme me një postim në rrjetet sociale ku shprehej se i ka ardhur keq kur ka parë komentet e Besit dhe se biznesi nuk është diçka për të cilën duhet të vijë turp.
Në fund Ermali e mbylli dje postimin me shumë paqe. Në këtë postim mes shumë VIP-ave, ka komentuar edhe Rezart Veleshnja i cili shkruan se Besit nuk i ka ecur mirë filmi.
“Gjithsecili ka konceptin edhe arsyetimin e vete mesa duket besit si ka ecur filmi mire edhe ka fillu me u marr me njerzit”, komenton Rezarti.
“Megjithate un kam hallin tim o bes ku mi pe corapet e grisura jam kurjoz? Mesa duket te paska marre malli per femijerine!”, shton aktori, pasi Besi në “Shiko kush luan” tha se ai i ka çorapet e grisura.