“Këtë qytet do të bëjmë si Korça”, kryeministri Rama bën premtimin e madh: Ai mbledh mbi 3 milionë turist të huaj!

0
293

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së sotme Kombëtare të Rindërtimit e vuri theksin tek transformimi që do të pësojnë qytetet e prekura në tërmeti i 26 nëntorit.

Ai ka marrë shembullin e Laçit, të cilin e ka cilësuar me shumë potencial.

Sipas Ramës, ky qytet është një pikë që mbledh 3 milionë turistë në vit, sepse ata zgjedhin t’i bashkohen pelegrinazhit.

Rama ka treguar se me Laçin do të veprohet si me vendet e tjera Korçën, Tamarën apo Pukën.

“Një gjë dua ta theksoj një herë se mendoj se është e rëndësishme. Duke marr shembullin e  Laçit, i cili ka një potencial të madh. Po të kemi parasysh Laçin është një pikë që mbledh 3 milion turistë të huaj nga jashtë. Kur flas nga jashtë nuk them ata që mendohen por ata që shkojnë në pikën e pelegrinazhit.

Prandaj ndërhyrja do të sjell energji, si ato ndërhyrjet që kemi bërë në vendet e tjera duke përmendur Korçën, Tamarën, Pukën. E njëjta gjë do të bëhet, duke u angazhuar edhe shumë familje që merren me biznes”, tha kryeministri Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here