Vëllain e modeles së njohur e ekzekutuan dje në atentat para familjarëve, mediat zbulojnë të shkuarën e bosit shqiptar të zhvendosur në Londër

0
264

Flamur “Alex” Beqiri, vëllai i modeles së njohur shqiptare Misse Beqiri, i ekzekutuar para banesës së tij luksoze në Londër ka pasur të shkuar problematike dhe lidhje me elemente kriminale në Suedi.

Kështu shkruan sot The Sun, teksa jep detaje të reja nga ngjarja e rëndë. Mediat suedeze kanë raportuar se vrasja e Aleksit ishte “e lidhur me rrjetet kriminale” në vend.

Përpara se të shkonte në Londër e të dashurohej me gruan e tij, Dëbora, siç raporton The Sun, Flamuri kishte lidhje të ngushta me figura kryesore me botën e krimin në Malmo. Emri i tij  ishte i lidhur edhe me një rast të bujshëm të kontrabandës masive të kanabisit 12 vjet më parë.

Flamuri ishte producent në Suedi, lindur në Ferizaj dhe njihej me emrin artistik “Alex”.

Vëllai i një prej emrave më të njohur në Britani, Misse Beqiri, u ekzekutua me bresheri plumbash ne Battersea gjatë rrugës për në shtëpi rreth orës nëntë të darkës.

Autori ia mbathi nga skena e krimit duke e lënë të vdekur në vend. Nuk dihen ende autorët e krimit, nderkohe qe sipas hetimeve te para, flitet per nje atentator profesionist.

Gruaja ishte e para qe mberriti, nderkohe qe burri i saj po lengonte mes gjakut dhe plagëve të shumta qe kishte marrë. Sipas fqinjeve, ulërimat e saj ishin rrëqethese, ndërkohe që ai vazhdonte ende të ishte gjallë kur e gjetën.

Ndërkohë Misse Beqiri u bë e njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Tani punon si modele dhe është ndër më të paguarat në botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here