Një shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, pranë lagjes ‘Kushtrimi’.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit, jashtë banesës së shtetasit Jetnor Devolli. Nga shpërthimi nuk raportohen të lënduar por vetëm dëme materiale.
Nuk dihen ende arsyet e vendosjes së eksplozivit, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e mundshme.