Plagosja me armë e këshilltarit të politikanit të njohur shqiptar, dalin detajet e rënda, të dyshuar kryesor ish-vjehrri dhe kunati (Problemet me martesën)

0
342

Anëtari i Nismës, Luan Maloku, u plagos dje rreth orës 17:00 para shtëpisë së tij në lagjen Veterenik në Prishtinë. Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një problemi familjar.

Të dyshuar për plagosjen sipas burimeve të Gazetës Express janë ish- miqtë e Malokut, Orhan dhe Uran Agushi, ndërsa Maloku mori plagë dhe është jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbat nuk i kanë prekur organet jetësore.

Policia e Kosovës deri më tani, ka arritur ta arrestojë vetëm njërin nga të dyshuarit. Kujtojmë që të dyshuarit janë familjarët e ish-gruas së Malokut, babai dhe vëllai i saj.

“Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për mediat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here