Avokatët e Jaeld Çelës apelojnë vendimin e Krimeve të Rënda / Zbulohet çfarë do të ndodhë me Saimir Tahirin të enjten

0
260

Ish drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela, nëpërmjet avokatëve të tij, ka apeluar vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda, që e dënoi atë me 3 vite burg. 

Çela kërkon pafajësinë në Apel, ndërsa në Shkallë të Parë, u gjet i fajshëm për shpërdorim detyre.

Ai akuzohej nga Prokuroria, bashkë me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për favorizim te grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj në trafikun e drogës.

Ndërkohë, ish ministri Tahiri, pritet ta paraqesë te enjten apelimin, i cili do të kërkojë pafajësinë edhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here