“I gatshëm për të lënë postin e kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore”/ PD reagon pas deklaratës së Gjiknurit

0
292

Pasi Damian Gjiknuri deklaroi se është i gatshëm të largohet nga posti i kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore me kusht që ta njohë PD-ja, ka reaguar edhe Gazmend Bardhi.

Bardhi ka deklaruar se Damian Gjiknuri jo vetëm duhet të tërhiqet nga kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore por duhet të futet edhe në burg.

“Nuk duhet të jenë mes zgjedhjes për të dhënë dorëheqjen, apo që të tërhiqen nga komisioni. Duhet të shkojnë në burg për manipulim të zgjedhjeve. Të gjithë ata, përfshirë Damian Gjiknurin, që janë pjesë të dosjes 184 duhet të jenë në burg dhe të proceduar penalisht për të gjitha krimet zgjedhore që kanë bërë. ” , u shpreh Bardhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here