Greqia i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Shqipërisë për ndihmë pas situatës problematike me zjarret në jug të vendit, konkretisht në Sarandë dhe Delvinë që vijojnë prej disa ditësh.
Media greke, ‘Prothotema’ shkruan se Brigadat e Zjarrfikësve në Epir po përgatiten të shkojnë në Shqipëri për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve që po favorizohen nga era.
Në orët në vijim pritet që forcat greke me pesë automjete të nisen drejt Shqipërisë për të vendosur flakët në kontroll, pasi rrezikojnë në disa zona të caktuara edhe banesa.