Në videon e mëposhtme shihet se si dhe ku hidhen inertet e mbetura nga rrënojat e resortit “Panorama” në Himarë, më pronar Mihal Kokëdhimën i cili u bë i njohur përmes sjelljes së tij brutale me disa turistë spanjollë.
Resorti i tij u shemb nga IKMT pasi u konstatua se ishte pa leje dhe që kishte uzurpuar përveç truallit të godinës ku ngrihej resorti, edhe një sipërfaqe të plazhit.
Ndërkohë pamjet e mëposhtme tregojnë edhe zhvendosjen e inerteve vetëm 1 km larg plazhit .