Trondit Basha pas takimit me ambasadorin gjerman, lëshon paralajmërimin e fortë për në shtator: I jep fund krizës dhe nxjerr kriminelët nga Parlamenti!

0
312

Nga selia blu, pas takimit me ambasadorin gjerman, kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi se në javët në vijim, pra me nisjen e shtatorit, do të shpaloset platforma si një plan kombëtar përmes të cilit sipas tij do i jepet fund krizës politike në vend.

“Do shpalosim platformë masash për Shqipërinë si Evropë, si ofertë e plan kombëtar për të mos humbur më shumë kohë dhe mundësi të çmuara duke mbyllur përsëri derën e Evropës për Shqipërinë, duke e futur ekonominë në krizë më të thellë, por për t’i dhënë fund krizës politike, për të nxjerrë kriminelët nga institucionet, bashkitë, qeveria, parlamenti dhe për t’i çuar para drejtësisë.

Disa masa, një pjesë e kam bërë publike edhe në bashkëbisedimet e fundit dhe do t’i nënshtrohet një debati të gjerë kombëtar me të gjithë faktorët e interesuar politike, shoqëror, ekonomik, përfshirë intelektualët, mediat dhe botën ekonomike”, tha lideri i demokratëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here