Dita e premte si edhe fundjava paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, më të dukshme në zonat malore, njofton Meteoalb.
Parashikohet që edhe java tjetër të jetë në ndikimin e motit të kthjellët duke qenë se priten sërish masa ajrore me origjinë Afrikane.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë rritje graduale në të dy vlerat termike ditore duke bërë që termometri të shënojë në fundjavë nga 10⁰C mëngjesi deri në 35⁰C mesdita.