Haradinaj shpërtheu në lot gjatë konferencës për shtyp, tregon motivin e fortë pse qau: Kam kalu nëpër shumë momente të rënda

0
356

Ramush Haradinaj të premten ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Në konferencë për shtyp, Hardinaj me lot në sy tha se po largohet nga posti i kryeministrit për të mos njollosur vendin, dhe mbi të gjitha për të dëshmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së.

E në një intervistë për “Pressing”, mbrëmë Haradinaj foli edhe për lotët e largimit.

Haradinaj u shpreh se e tradhtuan emocionet ngase ka qenë shumë i mërzitur për sfidat në të cilat është dashur të kalojë tërë këto vite.

“Më erdhi shumë inati për mosunitetin tonë. Ne mundemi lehtë me dalë fitues si Kosovë. Jam i mërzitur se kam kalu nëpër shumë momente të rënda. Ftesa më ka këput konopin. Kam qenë në konop që një vjet, nëpër të gjitha që kemi kaluar si Kosovë”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here