Një video ku janë fiksuar dy shqiptarë teksa filmojnë shtëpitë në një qytet të Italisë është bërë virale tashmë në rrjetet sociale. Videoja është publikuar në Itali ku vjedhja e shtëpive është kthyer në një problem serioz dhe ka marrë mjaft komente. Shoferi italian i sheh duke filmuar shtëpitë dhe i pyet se përse e bëjnë këtë, kurse dy të rinjtë shqiptarë përpiqen që t’i shpjegojnë se nuk kanë ndonjë qëllim të keq, por këtë po e bëjnë sepse i duket bukur. Italiani i thotë se mund të thërrasë policinë, por ata i thonë se aty pranë kanë shtëpinë dhe nuk kanë qëllime të këqija.