Në gjykatën e Krimeve të Rënda ka mbërritur certifikata e vdekjes së Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes më 9 prill. Sot u zhvillua seanca ndaj Muratajt për grabitjet e mëparshme, por pas mbërritjes së certifikatës së vdekjes çështja është pushuar.
Kjo certifikatë është dërguar nga Bashkia Tropojë pasi Admir Murataj akuzohet si organizator për 3 grabitjet e blindave nga viti 2015-2017.
Admir Murataj është cilësuar si ‘truri’ i grabitjes dhe mbeti i vrarë në të njëjtën ditë teksa tentoi të shpërqendronte policinë, në mënyrë që bashkëpunëtorët e tij të largoheshin me thasët me 6 milionë euro. Gjatë grabitjes ai mbante një maskë, e cila është tashmë një provë materiale në duart e policisë.
Ndërkohë nga policia për këtë grabitje janë arrestuar: Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Ragip Hajdini.