Cakaj në Berlin/ Ministri gjerman mesazh të prerë opozitës shqiptare: Nuk është e pranueshme…

0
316

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin, ku edhe ka takuar  Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, me të cilin u diskutua për ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave, por edhe protestat e organizuara nga opozita.

 “Takim me @cakaj. Në një moment kyç.( të rendësishëm). Jam shum i shqetsuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit.të opozitës . Një mesazh shum i qartë për opozitën : Dhuna nuk është aspak e pranueshme.. Ndërkohë ne vazhdojmë të mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë.

Na duhet të mbajmë premtimet e dhëna.”-u shpreh ministri gjerman pas takimit me Cakaj, në Tëitter.

Ministri në Detyrë Cakaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë, çka rikonfirmon rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai falënderoi Ministrin Roth për mbështetjen e Gjermanisë, si dhe për kontributin personal të tij.

Ministri Roth rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë, e cila mbetet maksimalisht e angazhuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe vlerësoi se për këtë, respektimi i institucioneve demokratike dhe kushtetuese është themelor.

Ministri gjerman vlerësoi ritmin e reformave dhe inkurajoi autoritetet shqiptare të vijojnë me punën e mirë që është bërë.

“Shqipëria ka avancuar shumë në rrugën e integrimit dhe meriton hapjen e negociatave”,-u shpreh Ministri Roth. Ai konfirmoi se Gjermania mbetet një mbështetëse e fuqishme e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ministrat vlerësuan se vendimi për hapjen e negociatave është i rëndësisë strategjike jo vetëm për të shtuar ndërlidhjen institucionale, por edhe për BP në tërësi dhe se Procesi i Berlinit duhet parë si instrument i integrimit evropian.

Të dy ministrat konstatuan se Shqipëria ka arritur progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave dhe se vendimi politik do të jetë i bazuar në raportin e komisionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here