Google search engine
Home Sport Dinamo e motivuar për të kaluar edhe raundin e dytë në Ligën...

Dinamo e motivuar për të kaluar edhe raundin e dytë në Ligën e Konferencës

0
28

Paraqitja e skuadrave shqiptare në Europë këtë sezon duket se është një start i mirë, pork jo vlen për Egnatian dhe Dinamon që janë kualifikuar, por jo për Vllazninë dhe Elbasanin që u eliminuan. Ndërkohë, pas një mbrëmjeje të paharrueshme në Kazakistan, ku Dinamo siguroi kualifikimin për në turin e dytë të Ligës së Konferencës me një fitore bindëse 4-1 ndaj Astanës, një nga protagonistët ishte Hekuran Berisha.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, Berisha flet për emocionet e golit, eksperiencën që fitoi gjatë huazimit në Kosovë, besimin e trajnerit Ilir Daja, objektivat e Dinamos në Europë, si edhe mesazhin që ka për tifozët blu pas këtij kualifikimi të rëndësishëm. “Është një ndjenjë shumë e bukur dhe e veçantë. Gjithmonë është speciale të shënosh në një ndeshje europiane, sidomos kur goli ndihmon ekipin të arrijë një rezultat pozitiv. Jam shumë i lumtur që u riktheva me gol dhe kjo më jep edhe më shumë motivim për të vazhduar të punoj fort. Shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi dhe të kontribuoj sa më shumë për ekipin gjatë këtij sezoni”, theksoi ai.

Në intervistën që i ka dhënë mediumit sportive “Panorama Sport”, lojtari foli dhe për eksperiencën që ka fituar. “Mbi të gjitha kam fituar shumë eksperiencë. Kam kaluar situata të ndryshme që më kanë ndihmuar të piqem si futbollist, por edhe si person. Kam marrë më shumë përgjegjësi në fushë, kam mësuar të përballoj sfida të ndryshme dhe besoj se sot jam një lojtar më i kompletuar dhe më i përgatitur për të dhënë maksimumin. Eksperienca në futbollin e Kosovës më ndihmoi të rritem në shumë aspekte. Më bëri më të fortë fi zikisht, por edhe më të qëndrueshëm nga ana mendore. Përballja me sfi da të reja më ka ndihmuar të fi toj më shumë besim te vetja dhe besoj se jam rikthyer te Dinamo më i pjekur, më i përgatitur dhe më i gatshëm për të ndihmuar ekipin në çdo moment”, nënvizoi ai.

Përplasja me Aluminij dhe objektivat

Berisha komentoi më pas pritshmëritë nga ndeshja e radhës. “Duhet ta respektojmë maksimalisht kundërshtarin, por në të njëjtën kohë të kemi besim te cilësitë tona. Nuk duhet të mendojmë se do të jetë një ndeshje e lehtë. Duhet të japim 100% në fushë, të zbatojmë detyrat taktike dhe të luftojmë për çdo top. Ne besojmë te vetja dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur kualifikimin. Po, besoj se kjo skuadër ka kualitetin për të synuar diçka të madhe. Megjithatë, futbolli kërkon që të mendosh ndeshje pas ndeshjeje. Nuk duhet të nxitohemi apo të shohim shumë larg. Nëse vazhdojmë të punojmë me të njëjtin seriozitet dhe përkushtim, hap pas hapi mund t’i afrohemi këtij objektivi. Objektivi im kryesor është të ndihmoj ekipin të realizojë objektivat e tij.

Sigurisht që si sulmues dua të shënoj sa më shumë gola dhe të kontribuoj edhe me asistime, por për mua më e rëndësishmja është suksesi i skuadrës. Nëse Dinamo arrin objektivat e saj, atëherë edhe unë do ta konsideroj sezonin një sukses. Tifozët? Dua t’i falënderoj sinqerisht për mbështetjen e vazhdueshme që na japin. Prania dhe përkrahja e tyre janë një motivim i madh për të gjithë ekipin dhe na japin forcë në çdo ndeshje. U premtoj se do të vazhdoj të jap maksimumin në çdo minutë”, vijoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here