Grabitja spektakolare në aeroport, flet ish-shefi i komisariatit të Rinasit: Ju tregoj 3 përgjegjësit

0
351

Ish-shefi i komisariatit të Rinasit dhe një nga specialistët më të spikatur në Policinë e  Shtetit për sigurinë e objekteve të rëndësisë së veçantë, kolonel Kapllan Xhangoli përcakton përgjegjësit e drejtpërdrejtë të grabitjes së 10 milionë eurove të martën e 9 prillit.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, Xhangolli deklaroi se tre janë përgjegjësit e grabitjes së parave:

1-Kontrata e me kompaninë koncesionare. Në vitin 2004 kur është hartuar kjo kontratë kam qenë në drejtorinë e Rendit në ministrinë e Brendshme për mbrojtjen dhe sigurinë e objekteve të rëndësisë së veçantë. Unë dhe kolegët e mi jemi habitur nga mënyra se si është hartuar ajo kontratë. Ajo i linte fushë të gjerë veprimi koncesionarit dhe policia e shtetit ishte jashtë loje duke u mënjanuar nga detyrat që ajo ka. Koncesionari është favorizuar në dëm të interesave të shtetit shqiptar. Për mua kontrata duhet korrigjuar urgjentisht.

2-Policia e shtetit. Policai është përgjegjësi kryesor që përgjigjet përpara shtetit shqiptar dhe kushtetutës. Policia vërtetë nuk lejohet të futet me armë në pistë. Por si strukturë e policisë ajo ka detyra të veçanta. Fjala vjen ditën e grabitjes kanë udhëtuar në aeroport kreu shtetit, kryeministri dhe një personalitet i lartë i diplomacisë amerikane dhe policia duhet të bënte një plan masash. Fakti që grabitja ndodhi pikërisht atë ditë do të thotë që policia ka qenë jashtë funksionit të saj.

3-Drejtoria e Aviacionit Civil. Kjo drejtori ka për detyrë ligjore të mbajë nën mbikëqyrje këtë koncesionar pothuajse ka qenë ortak me të. Ka patur një bord drejtues prej 13 zyrtarësh me titullarë të lartë dhe masat që duhet të merreshin nuk zbatoheshin. Habia ime më e madhe është se jetonin në një çati policia e shtetit, siguria e aeroportit TIA, koncesionari dhe nuk kontaktonin me njëri-tjetrin por komunikimi i tyre ka qenë formal vetëm me shkresa. Si ka mundësi që përfaqësues të tyre nuk komunikojnë, nuk diskutojnë dhe nuk arrijnë në konkluzione për problemet që ka aeroporti? Habia ime është që koncesionari deklaron për policinë e shtetit se nuk të njoh fare unë ty për këto probleme që ti ngre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here