“SHBA po këshillon prokurorët”, ambasadorja amerikane lëshon paralajmërimin e fortë

0
365

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones ka deklaruar sot se Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe ajo nuk do të ndalet.

Gjatë një takimi në Ministrinë e Brendshme, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA tha se po këshillohen nga afër prokurorët shqiptar, të cilët po sjellin ndjekje penale dhe të cilat janë tashmë të dukshme.

Gjatë fjalës së saj, Moses-Ones premtoi ndihmë për institucionet e reja të Drejtësisë.

“Ndihma jonë do të vazhdojë për Këshillin e Lartë Gjyqësor, atë të Prokurorisë dhe SPAK. SHBA po këshillon nga afër prokurorët shqiptar dhe po sjellin ndjekje të dukshme të çështjeve penale.

SHBA-të mbështesin të gjitha institucionet  e reja të Drejtësisë, si SPAK-u, por më e rëndësishmja është që Reforma në Drejtësi po ecën përpara dhe nuk do të ndalet”, ka thënë Moses-Ones.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here