Zbardhet vendimi për taksën e re të ndërtesës, ja sa do të jetë pagesa për banesat dhe bizneset sipas zonave në Tiranë dhe rrethe

0
569

Qeveria ka ndryshuar çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat, në të gjithë vendin. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, ndërsa tashmë ka hyrë dhe në fuqi, me botimin e tij ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare. Vendimi i ri përcakton çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi, sipas qyteteve, për çdo bashki, sipas qarqeve; Çmimet mesatare referuese të shitblerjes së ndërtesave që përdoren për qëllim banimi, sipas qyteteve, për çdo bashki, sipas qarqeve (me përjashtim të Bashkisë Tiranë). Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për banim në njësitë administrative jashtë qytetit përkatës, të cilat iu bashkuan njësive të vetëqeverisjes vendore pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 115/2014, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, reduktohet deri në 35 për qind, krahasuar me çmimin e zonës më të afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë, ky reduktim është deri në 30 për qind krahasuar me çmimin e zonës më të afërt. Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë.

Çmimet referuese për taksën e ambienteve jo-banimi

Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për veprimtari ekonomike tregtimi shërbimi është 1.5 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve. Në këtë kategori përfshihen edhe njësitë tregtare, ku njëkohësisht realizohen edhe procese të përziera prodhimi, tregtimi apo shërbimi me pakicë. Në zonat që përfshihen në Bashkinë Tiranë ky koeficient është 2 herë më i lartë. Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve. Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të hapur është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve. Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi të destinuara për veprimtari industriale, të tilla si prodhim, përpunim ose magazinim të mallrave industriale, duke përfshirë fabrikat, depot, magazinat dhe objektet e tjera të ngjashme me to është 50 për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse sipas qyteteve. Çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi që përdoren për bujqësi dhe blegtori, apo veprimtari mbështetëse, si: grumbullim, magazinim dhe ruajtje të produkteve bujqësorë dhe blegtorale, është 30 për qind e çmimit të sipërfaqeve të banesave të zonës përkatëse, me përjashtim të përpunimit ushqimor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here