Ditën e sotme janë mbledhur bashkë në një tryezë, kreu i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt, kryeprokuroren Arta Marku si dhe kreun e KQZ-së, Klement Zguri. Temë e diskutimit është dekriminalizimi dhe situata politike.
Gjatë fjalës së tij, kreu i prezencës së OSBE-së e ndali theksin tek kriza politike që ndodhet vendi jonë.
“Jemi shumë pranë zgjedhjeve të qershorit, por Shqipëria po kalon një moment kritik. Për fat të keq ndryshimet e kërkuara dhe reforma zgjedhore nuk është votuar, ka ngecur në Kuvend”, tha Borchardt.