Batmobil! Bugatti e re $19mln vendos rekord të ri për automjetet (foto)

0
420

Prodhuesit e makinave të luksit Bugatti as që e kishin prezantuar modelin e fundit të veturës së tyre sportive, teksa bënë sot shitjen e parë në shifrën e paprecedentë prej  16.7 milionë euro ($19 milionë).  Supermakina e quajtur La Voiture Noire, debutoi  në panairin e automjeteve në Gjenevë, dhe u ble nga një blerës i panjohur gjerman. Sipas kompanisë, makina ka motor 800 kubik me 16 cilindra dhe 1500 kuaj fuqi. Mjeti raportohet se është jë homazh ndaj tipit legjendar Bugatti 57 SC Atlantic, i prodhuar prej viteve 1930-të. Megjithëse emri i blerësit nuk është zbuluar publikisht, disa burime thonë se bëhet fjalë për ish-kreun e grupit gjerman Volkswagen, Ferdinand Piech, i cili njihet për koleksionin e tij të makinave luksoze. Tipi nga i cili është frymëzuar, Type 57 SC Atlantic njihet si punimi më i famshëm i Jean Bugatti, birit të themeluesit të kompanisë, Ettore Bugatti. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here