200 të arrestuar, Parisi përsëri nën tymin e kaosin e ‘Jelekëve të Verdhë’

0
433
Policia është përleshur sot me protestuesit e ‘Jelekëve të Verdhë’ në Paris të cilët lëshuan gurë e fishkezjarre ndaj tyre.
Të paktin 80 nejrëz u plagosën ndërsa të arrestuarit nga policia i kalonin 200, pas protestave kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe taksave.
Protestat e sotme vinin me sloganin “Drejt dortëheqjes së Macron.” Teksa trazirat fitonin vrull e gjithë zona e bulevardit kryesor Champs-Elysees u mbulua nga tymi i trashë.
Policët specialë shiheshin të mbuluar me ‘bomba-boje’ ndërsa protestuesit mbanin flamurë francezë.
Disa orë para përplasjeve ministri i brendshëm Minister Christophe Castaner tha se rreth 1500 ngatërrestarë kishin zbitur në Champs-Elysees, por sipas shifrave më shumë se 100 000 ‘jelekë të verdhë’ kanë protestuar siot në të gjithë Francën .
Një ditë më parë dështuan negociatat mes sindikatave dhe kryemisnitrit Edouard Philippe, teksa sindikalistët braktisën tryezën kur mësuan se kamerat e mediave nuk do të lejoheshin të mbulonin negociatat.
Sondazhet në Francë tregojnë se megjithë rrëmujat më shumë se dy të tretat e njerëzve mbështesin kauzën e ‘Jelekëve të Verdhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here