Pa asnjë mëdyshje ai është zëvendës ministri i Arsimit më jetëshkurtër në historinë e Shqipërisë.
Taulant Muka dha dorëheqjen nga posti ku e emëroi Kryeministri Edi Rama, vetëm dy javë pasi mori detyrën.
Muka iu përgjigj pyetjes se pse iku nga sistemi dhe posti i zv.ministrit te Arsimit.
Ai tregoi se në ato dy javë kuptoi se sa shumë është politizuar arsimi.
“Ika për një akt moral si zv.ministër. Se kam thënë publikisht, por për herë të parë po them se në ministri kur kam propozuar 12 emra për kërkimin shkencor, më thanë nuk janë emra që sjellin vota”, u shpreh Muka në Top Show.
Ai tha se nuk kishte kartë ministria për të hapur derën.