Mosdekretimi i Lleshit, Frrok Çupi tregon ‘planin’ e Ilir Metës

0
540

Analisti Frrok Çupi ka komentuar  deklaratat Presidencë-Kryeministri që prodhoi kërkesa për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Sipas tij Meta po kërkon një pushtet që nuk e ka.

“Unë shikoj një lupë presidenciale jo thjesht të vendosur mbi një gjeneral, por mbi pushtetin. Meta po kërkon një pushtet që nuk e ka. Pushtetin për të emëruar dhe për të vendosur. Nëse vazhdon kjo situatë, atëherë mendoj që Presidenti kërkon një pushtet paralel. Meta dështoi edhe me bashkëshorten si kryetare të LSI-së dhe mendoj se i është kthyer idesë së pushtetit pa pasur pushtet. Ose e merr me anë të mosdekretimit, ose e vendos veten në pozitë që ta detyrojë Parlamentin ta shkarkojë”, tha Frrok Çupi në Top Talk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here