Renato Mekolli është kthyer në shefin e kuzhinës më të komentuar në media për shkak të sjelljes ndaj konkurrentëve në programin e gatimit “Hell’s kitchen”.
Siç ka sqaruar edhe vetë Renato, ky lloj programi ka një strukturë të tillë, mirëpo sërish kritikat kanë qenë të shumta për shefin.
Madje Renato ka pasur edhe kërcënime. Kështu ka treguar ai i ftuar në “Thumb”.
Renato është shprehur:
Ka patur edhe kërcënime patjetër, por kjo ka ndodhur edhe tek Masterchef. Unë kam marrë masat e mia, pavarësisht se ishin kërcënime budallenjsh”