Paris, Trump e Macron pranojnë nevojën për ‘Evropë të fortë’ pas sherrit për ushtrinë e BE

0
440
Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron anë dakord sot se është e nevojshme që Evropa të jetë “e fortë” dhe të mbajë një pjesë më të madhe të barrës së angazhimeve në NATO, një ditë pasi Trump kishte kritikuar deklaratën e francezit për ushtrinë e Bashkimit Evropian.
 “Ne duam një Evropë të fortë, kjo është shumë e rëndëisshme për ne, prandaj në çfarëdo mënyre që të arrihet kjo është diçka që eduam”, tha Trump duke u takuar me Macron në pallatin Elysee për ceremonitë përkujtimore të fundit të Luftës I Botërore.
Retorika e Trump ndryshonte shumë nga ajo e një dite më parë kur kritikoi propozimin e Macron për krijimin e ushtrisë së BE. Trump tha se komentet e Macron që me ushtrinë e saj Evropa të mbrohet si nga Rusia, Kina dhe SHBA, ishin ofenduese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here