Laboratori në Has. Krimet e Rënda japin vendimin për 5 të arrestuarit, ja çfarë vendosi për 76 vjeçarin dhe nusen e djalit

0
374

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg tre nga 5 të arrestuarit për laboratorin e heroinës në Has. Paraditen e së enjtes është lënë në burg  Xhavit Shuti, Vehbi Barushi dhe Flamur Çela, ndërsa për 76-vjeçarin Mustafa Shuti dhe nusen e djalit të tij Anila Shuti gjykata ke vendosur masën “arrest shtëpie”.

Të arrestuarit dolën për rivlerësim mase sigurie përballë krimeve të rënda, pasi dosja është transferuar nga Kukësi në kryeqytet  dhe i është bashkuar dosjes “Vol vo 4” ku janë arrestuar 34 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here