Aleatët e PD-s i kërkojnë Lulzim Bashës që të mos qëndrojë larg tryezës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, një proces që sipas tyre nuk duhet të kushtëzohet nga nisma që synon pastrimin e politikës nga krimi.
“Lufta të jetë paralele shkëputjen nga krimi dhe njëherazi edhe Reforma Zgjedhore. Kryefjala e opozitës është të bëjë çfarë është e mundur që krimi mos futi duart ne politikë po kjo nuk shkon vetëm por me ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe kjo është në favor të qytetarëve.Prerazi ndahen kur bëhet fjalë për ndryshimin e sistemit, që sipas tyre ka prodhuar pasoja shumë të dëmshme jo vetëm në funksionimin e shtetit por edhe kushtetuese.Nëse kjo nuk realizohet tradhtohet kauza jonë dhe e qytetarëve.Ndaj dhe ndryshimin e sistemit e shohin jetik për demokracinë, ndonëse nuk hezitojnë të pranojnë se dy partitë e mëdha po tentojnë të shkojnë në zgjedhje me kodin e vjetër.”, tha Kreu i PAA-s Agron Duka për tv klan.